Me pate shikuar gjate ne sy.
gjate dhe ne nje menyre paksa te rrezikshme
Qe prej atij momenti mbaj fotografine tende
ne zemren time dhe enderroj per nje kenge
te cilen, nuk me lejohet kurre, qe ta kendoj.
___________________________________________
Para se te te njihja ty
dukej jeta ime pakuptim
Vetem ti i dhe asaj
perseri nje vlere
Zeri yt i ngrohte dhe i dashur
ngroh zemren time gati te ngrire
Duart e tua shkruajne
fjale te vyera
dhe prej tyre lotojne syte e mi,
prej tyre, mendoj per ty dite e nate.
___________________________________________
Ka momente, ne te cilat une kot jetoj.
Bej gjera pa e ditur perse.
Qesh, megjithese jam e merzitur.
Jam ne kerkim te nje mbeshtetje dhe nuk gjej asgje.
Dua qe te jem e lire, te eci, te le gjithcka prapa meje.
Por jam e burgosur ne kete vend dhe ne kete moment.
Ka momente qe jam vetem,
edhe pse ka njerez perreth meje.
Shikoj jashte dritares,
gjendja ime shpirterore merr ngjyren e reve,
pa shpresa dhe gri...
por veshtroj me tej, lart
dhe shikoj nje rreze dielli...
kjo rreze dielli, je ti!
