Das ist die Antwort auf Beitrag 17532618

Albanisch

Mendoj qe ka ardhur momenti te shpjegojme gjithcka!
Me siguri ti mendon, qe une paskam dicka kunder teje. JO! Aspak! Une nuk dua as kontakt e as shoqeri me Fitimin. Por ai nuk me ka lene rehat. Ti duhet ta pyetesh ate me mire se pse une nuk kerkoj shoqeri dhe se cfare me ka bere ai qe nga shtatori 2005 deri ne dhjetor 2005 ose gjithe vitin e kaluar. Ai sigurisht qe nuk ka per te te treguar te verteten, sepse perndryshe atij do t'i duhej pastaj te pohonte qe te ka tradhetuar.
Sepse ne kemi qene akoma bashke. Une nuk e dija, qe ai ishte bashke me ty, kete gje ma ka mshehur. Me teper nuk dua te them. Tani ti mund ta kuptosh vete se pse sillem keshtu me Fitimin. Ai ka menduar, qe mund te me hidhte keshtu, sepse tani ai eshte me ty dhe mua me duhet ta mbyll gojen, qe ai te mos kete probleme. Me vjen keq, qe ty te duhet ta marresh vesh. Por Fitimi mendon, qe ia mundet te beje cfare te doje me ndjenjat e tjetrit. Jo me mua!! Kete duhet ta kishte kuptuar qe ne fillim.

Te fala, Silke

lg, j.

zur Forumseite