Das ist die Antwort auf Beitrag 17420647

Albanisch

Pershendetje Shpirti,

une nuk jam mire, kam fjetur pak. Mamaja ime me mori ne oren 4 te mengjesit ne telefon, i duhej te therriste ambulancen, sepse babai nuk eshte mire me shendet, dyshojne se ka nje infarkt zemre.
Kam frike dhe koka ime mendon e mendon dhe nuk mund te perqendrohem asgjekundi.
Dua t'i them aq shume gjera, nuk dua ta humbas, kam akoma nevoje per te.
Ai nuk mundet te rrije ulur, gjithmone punon edhe pse e meriton pensionimin, sepse ka mbushur 70 vjec ne mars, ai prap nuk mund te rrije pa punuar.
Doktori dhe une e kemi paralajmeruar shpesh, por ai nuk degjon, me thoshte gjithmone "do te rri ulur vetem kur te vdes".
Jam shume e shqetesuar, me vjen te qaj e uleras nga inati, do te doja te fshihesha ne nje grope te zeze qe te mos shihja e degjoja njeri.
Me vjen keq per nenen, ajo nuk mundet ta nise makinen vete dhe vellezerit e mi qe jetojne ne te njejten shtepi nuk kujdesen edhe aq shume per te, sepse grate e tyre jane te mendimit qe ne rradhe te pare vjen familja e tyre, pastaj prinderit.
Sa here qe degjoj gjera te tilla nervozohem, por kur ata kane nevoje per prinderit e mi, atehere e dine mire se ku banojne. Po ziej nga inati, ndjehem keq nga zemerimi dhe me e keqja eshte qe nuk mund te bej asgje per te ndihmuar, vetem te shoh se cfare po ndodh.
Nuk mundem me, nuk dua me.
Zemren e kam te mbushur me dhimbje dhe frike, ndjej kete zbrazetire dhe me shkaterron.
Shpirti im, kam shume nevoje per ty dhe e di qe edhe ti ke mjaft probleme, por kam nevoje per dashurine tende, ngrohtesine tende dhe permbi te gjitha dua te te shtrihem mbi krahet e tu te grohte e te fuqishem dhe te ndjej ngrohtesine tende, vetem tek ti e ndjej veten te sigurte.
Ti me mungon, ti me ben te lumtur, une te dua zemra ime, e jotja Erika.

Kopf hoch, Süße, alles wird wieder gut und ich hoffe, du und dein Vater werdet noch vieles zusammen erleben!
eine umarmung, j.

zur Forumseite