Das ist die Antwort auf Beitrag 17572431

Albanisch

Pershendetje Zemer,

Sie je? Unë nuk jam mirë dhe ti e din shumë mirë pse!!!
Vetëm pse nuk kam mujt me kalu vikendin me ty, ti e ki berë dramë, ti e din shumë mirë qe babi im është ardhur prej spitalit në shtëpi dhe unë deshta të jem pranë familjes sime, qka është problemi?
Ty nuk të ka ra ndërmend me ardh me mua, prinderit e mi ishin gëzu për të njoftuar ty.
Por jo, unë të kam sjell deri te stacioni treni se ti deshe te shkojsh ne Heilbronn. Kjo ka qen ok por tani ti me akuzon pse nuk te kam thirr në telefon? Edhe ti mund të lajmrohësh!!!
Por për ty më me rëndësi ka qen të shtunën gjithë ditën me qen në chat, me lujt biljard dhe me pi!! Shumë mirë!!!
Qfarë don ti?? Unë jam rritur, për të ditur qfarë bëj dhe unë kam qen në shtëpi te prindërit e mi dhe kam qen duke folur me familjen time dhe nuk kam qen jashtë si ti, ose në Chat.
Për momentin nuk mund ta bëj qejfin, apo?
Edhe pse e kam fëmijun tënd në barkë, është e thënë qe ti mund dhe duhet të me komandosh.
A din qka? Më së miri është nese ti më harrosh, më fshi prej kokës tëndë, prej telefonit tënd, dhe qofse jam në zemrën tëndë atherë më fshi edhe prej zemrës tënde.
Nuk mundëm më, ti po më lodh, nuk dua ta ndryshoj vetën, dua të jëm ashtu si'q jam. Nese nuk don të më akcepton ashtu si'q jam, atëherë nuk mund të jem bashkë.
Unë nuk kam nevoj për ty për të jetuar jetën time, unë shumë gjera i kam kry vet dhe kjo gjë qe ti i thua "dashuri", kjo nuk është dashuri, kjo është gjelozi pa kufi dhe unë nuk e kuptoj pse?!!! Ti kurrë s'ke pasur arsye për të gjelozuar.
Mendo edhe një herë për ketë dhe po të thëm për herë të fundit, mos me trajto sikur që isha proni yt, se unë do të iki më shpejtë se'q mendon.
Unë mund të jemë edhe vet shumë mirë dhe ti mendo kjo është shanca jote e fundit.
Te dua shpirt aber por të lutëm mos më prish.
Ti me mungon, te puth, e jotja Erika.

zur Forumseite