Das ist die Antwort auf Beitrag 17476209

Albanisch

Hej ti!!!
Ti ma ben gjithmone e me te lehte, te kam thene qe me duhet te pres Patrick-un deri kur ta sjelle i ati i tij ne shtepi. Une s'kam se si zhdukem keshtu nga shtepia dhe kur djali te vije te mos jete askush aty.
Si e kishe menduar ti????
Pastaj une isha e ftuar per dreke tek tezja, jam kthyer ne oren 4.30 dhe kam fjetur pak, sepse nuk ndjehesha shume mire, gje te cilen e dije sepse te kam shkruar.
Pse je kaq i cuditshem atehere???
Cdo here qe te telefonoj sillesh keq me mua ne telefon, nuk do te te marr me atehere, nese eshte kjo ajo qe ti, atehere me merr ti po deshe, nganjehere vertete nuk di se si te reagoj. Mua me ke thene qe une nuk duhet te kercej me burra te tjere dhe nuk e kam bere, kurse ti ia lejon vetes te dalesh me femra!!!
Eshte me te vertete pune muti, por une nuk mund te te ndaloj asgje, sepse eshte jeta jote dhe vendimi yt, ti je mjaft i rritur per te ditur se cfare duhet te besh apo jo, por kujtohu qe: "ate qe ti nuk do qe te tjeret te ta bejne ty, as ti mos ia bej te tjereve"!!!
Koka me nxjerr nganjehere tym duke menduar se si dhe cfare duhet te bej, se si me duhet te sillem. Une jam keshtu si jam dhe qe kam nje femije, e di edhe ti, dhe une nuk mundem te le gjithcka e te vi.
Ti e di qe une kam qejf te rri me ty dhe do te kaloja cdo minute me ty, por une nuk mundem te bej gjithmone ate qe dua.
Prandaj te lutem ki pak mirekuptim dhe shpejt do te vije koha qe ne do te jemi cdo dite bashke, sepse gushti nuk eshte larg.
Nese ti mendon, qe ti mundesh te durosh dhe do qe te rrish me mua, atehere ti duhet edhe te me kuptosh, nese jo, atehere ma thuaj dhe rruget tona do te ndahen, por te lutem mos reago gjithmone kaq keq, edhe une kam ndjenja, nuk jam prej guri qe ti te me lendosh keshtu.
Te fala me dashuri, Erika

zur Forumseite