Das ist die Antwort auf Beitrag 16417780

Albanisch

Eri
Zemra ime e dashur!
Kam per te fjetur edhe 2 here te tjera, pastaj do te te marr ne aeroport, me ne fund do te vish dhe une do te mundem te te shtrengoj fort ne krahet e mi.
Keto 19 dite ishin nje ferr pa ty, gjithcka ishte aq e vetmuar dhe bosh, gjithcka ishte gri dhe e merzitshme. Kam vene re qe ti per mua je shume i rendesishem dhe qe asgje nuk ka vlere pa ty.
Zemra ime ka vazhduar te rrahe, por jo me te njejtin takt sic rrahe kur ti je me mua. Une kam vazhduar te marr fryme, por me veshtiresi, sepse une nuk te kisha prane dhe une kam vazhduar te jetoj, por prane vetes, sepse gjithcka pa ty ishte e zbrazet dhe une kam menduar per cdo sekond te vetem qe kam kaluar me ty. Kam qene biles ne kafene tone vetem per te te kujtuar, vetem per te te qene me afer dhe une kam rregjistruar si nje film ne koken time gjithcka qe ne kemi perjetuar bashke, sepse une doja te te isha krejt afer. Tani me ne fund afron koha, edhe 2 dite ti kthehesh prape dhe kur me the te shtunen qe ti me do dhe deshiron qe ne te jetojme bshke, ky ishte momenti me i lumtur i jetes time, faleminderit per dashurine tende, faleminderit per gjithcka, une do te te dua gjithmone engjelli im, une do te jem gjithmone prane teje, te dua, e jotja Erika

zur Forumseite