Albanisch

Es lohnt sich diesen Text zu lesen. :)

NË MUNDSH

Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humb fillin
E fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh,
Sa herë të dyshojnë e s’të përfillin,
Por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh.
Në munsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur,
A, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh
Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur
Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh.

Në mundsh të mendosh, por jo në shkatërrim
Të ëndërrosh por jo rob ëndërrimesh,
Dhe t’i trajtosh njëlloj e padallim
Ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh.
Në durofsh dot thënjet e tua të drejta
Në kurthe për tradhtarët, kopukët të t’i kthejnë
T’i shohësh të thyera gjërat më te shtrenjta
E prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
Si në kumor, në një të vetme lojë,
Të rrezikosh, të humbësh, e prap t’ia fillosh
Dhe humbjen kurrë t’mos e zëshë në gojë
Në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër
Të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë,
E të qëndrosh kur s’ke më asgjë veç vullnetit
Që veç një fjalë “ QËNDRO” gjithnjë të thotë.

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash
A të ecësh përkrah mbretit pa krenari që t'vërbon
Nëse armiku ose miku s’të bëjnë dot të vuash
Dhe gjithçka e çmon, por veç sa meriton.
Në mundsh të mbushësh dy minuta aq të rënda
Me vepra që peshojnë–Dije dhe mos ke asnjë dyshim
Se jotja do jetë bota me cka ka brenda
Dhe burrë të do jesh, o biri im

zur Forumseite
Ilirian
E kush e ka shkru, se me duket text i njoftun?!

zur Forumseite
Dikush ... nuk e di. Shko fli tani, se u be vone. Gjume te embel, rrushe. :)

zur Forumseite
Mire Ilir, po shkoj me vrap. Po ti pse nuk fle, apo me prisje mua?;)
Naten..

zur Forumseite
Ke fjete si qingj besoj. :)

zur Forumseite
Kaq mire kam fjete, sa gjithe diten rrugesh mbeta sot:)
Fjala jote, n'vesh te Perendise, Ilir djali!

zur Forumseite
Hallo Ilirian, du schreibst, es lohne sich, diesen Text zu lesen. Da ich leider kein albanisch spreche, bitte ich dich sehr, mir die Übersetzung dieser Zeilen zu senden.Das wäre sehr nett!

zur Forumseite